Renditja/ Mjaftojnë 45 minuta te Shqipëri-Angli, i veniten shpresat edhe Kosovës

Shqipëria U-21 është përballur me Anglinë U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Gjithçka ka nisur mirë për kuqezinjtë që kanë dhënë disa shkëndija me manovrat sulmuese të kryesuara nga paraqitja e mirë e Kolajt.

Gjithashtu edhe Cokaj kishte agresivitetin e duhur në mesfushë, por e gjitha kjo nuk ka mjaftuar. Anglia kryesoi në pjesën e parë në shifrat 2-0, ndërsa Nelson përmbylli në 3-0 në minutat e fundit të shtesës. I pari e gjeti rrjetën Foden me një perlë nga goditja e dënimit. Mersinaj do të kapte topin me dorë në minutën e 35, ndërsa penalltia e Brewster ka kapur shtyllën. Nuk kaloi shumë dhe pas 7 minutash loje do të ishte Gallagher që me një goditje nga distanca gjeti edhe golin e dytë.

Asgjë për t’u veçuar në pjesën e dytë nga Shqipëria, pavarësisht përpjekjes së kuqezinjëve për ngushtimin e shifrave. Nga ana tjetër Kosova ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Austrisë duke e bërë edhe më të pamundur kualifikimin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *