Renditja e plotë në Kategorinë e Parë, çfarë zhgënjimi nga Elbasani dhe Dinamo

0

Java e dytë e Kategorisë së Parë ka përfunduar pas ndeshjeve që janë luajtur gjatë fundjavës. Mes gjithë ekipeve nga të dyja grupet, bie në sy Lushnja që ka pikë të plota, duke i fituar të dyja takimet e luajtura deri më tani.

Madje lushnjarët kanë edhe sulmin më të mirë të momentit me plot 6 gola të shënuar, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë kategori. Ndërkohë, në grupin A situata është më ndyshe, ku janë pesë ekipe që renditen me pikë të barabarta, me nga 4 të tilla, duke mos pasur një skuadër që udhëheq e vetme.

Një fillim negativ kanë pasur klubet e Dinamos dhe të Elbasanit, të cilët renditen nga fundi i tabelës në gupet respektive. Megjithëse është ende herët të thuhet, këto klube duken jashtë formës së duhur për të luftuar për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ndërkohë të vetmet ekipe që ende nuk kanë marrë pikën e parë në këtë fillim sezoni janë Burreli dhe Veleçiku në grupin A, si dhe Elbasani dhe Iliria sa i përket grupit B./Sport Ekspres/

Grupi A

Grupi B

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.