Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret sërish

0

Nuk luajmë futboll prej dy muajsh, por renditja e FIFA-s azhornohet çdo fillim muaji dhe kemi humbur sërish terren.

Renditja e re mujore e FIFA-s na sheh në rënie konstante, sepse tashmë kemi zbritur në vendin e 55-të, nga i 51-ti i muajit të shkuar.

Natyrisht, ndikim ka pasur Kupa e Afrikës, që u luajt në janar, sepse Kameruni fitues ka ngjitu 29 pozicione, tashmë i 33-ti në botë, ndërkohë që janë ngjitur ndjeshëm edhe RD Kongo, Burkina Faso, Nigeria, Gana e Maroku, çka ka sjellë edhe ndryshimet në renditje.

Ndërkaq, është ngjitur një vend më lart Kosova, tashmë e 165-ta dhe pranë kalimit të Maqedonisë, në rënie të frikshme.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.