Renditja e FIFA-s, Shqipëria e Kosova vijojnë rënien

Në një muaj në renditjen e FIFA-s kemi humbur 3 vende, duke zbritur në vendin e 66-të. Edhe pse fituam ndaj Lihtenshtejnit dhe barazuam në Maqedoni, duke marrë 4 pikë të çmuara, sërish kemi pësuar rënie, pasi ecuria e vitit 2017 mbetet mjaft modeste për kombëtaren kuqezi.

Na kanë kaluar kombëtare si Kina e Bolivia, por edhe Guinea. Natyrisht, renditja e FIFA-s nuk është fort reale dhe korrekte, pasi nuk është normale që Kina të jetë mbi Rusinë për shembull, apo që Peruja të jetë e 12-ta në botë.

Kreu i renditjes është marrë sërish nga Gjermania, që vazhdon betejën me Brazilin për fronin. Belgjika është ngjitur 4 vende dhe ka hyrë mes 5 të parave, ndërsa Portugalia është ngjitur në vendin e tretë.

Luksemburgu ka vendosur rekord, duke u ngjitur për herë të parë në vendin e 101-të, 35 vende më lart se muajin e shkuar, por rekord historik kanë vendosur edhe Peruja (12), Irlanda e Veriut (20) dhe Siria (75).

Ndërkaq, vijon rënia e Kosovës, që tashmë është e 184-ta, 4 vende më posht se muajin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *