Renditja dhe kalendari i javës 24, gjithçka nis me derbin

Dy sfidat e sotme, Kukësi-Kamza dhe Kastrioti-Laçi mbyllën javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Një javë që pa shumë gola, por dhe disa lëvizje në tabelën e renditjes.

Humbja e Teutës bëri që durrsakët të zbresin në vendin e tretë, me Kukësin që i merr pozitën e dytë pas fitores kundër Kamzës. Këta të fundit mbesin në vendin e fundit dhe pas pikës së marrë nga Kastrioti kundër Laçit, tashmë i shohin krutanët 4 pikë larg.

Renditja pas javës së 23-të

Ndërsa kalendari i javës së ardhshme rezervon disa sfida shumë deçizive për skuadrat. Gjithçka nis ditën e premte, me derbin mes Tiranës dhe Partizanit që ngre siparin. Sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat.

Të shtunën, në fushë zbresin katër skuadra. Kukësi pret Luftëtarin, ndërsa Teuta përplaset me Skënderbeun, një tjetër sfidë shumë interesante. Edhe dita e diel rezervon dy sfida. Kamza pret Laçin në orën 14:00, ndërsa Flamurtari-Kastrioti në orën 17:00 mbyll javën e 24 në Kategorinë Superiore.

Java 24
E premte, 1 mars 2019 | Tirana – Partizani  18:00
E shtunë, 2 mars 2019 | Kukësi – Luftëtari 14:00
E shtunë, 2 mars 2019 | Teuta – Skënderbeu 17:00
E diel, 3 mars 2019 | Kamza – Laçi 14:00
E diel, 3 mars 2019 | Flamurtari – Kastrioti 17:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *