Rëndësia e Romanjolit, ja si ndryshon Milani në finale Kupe!

 

Alesio Romanjoli është duke bërë maksimumin që të rikthehet në fushë me kuqezinjtë, pasi mungon tashmë prej disa ndeshjesh, teksa reparti i mbrojtjes është dashur të eksperimentojë pak, mes Zapatës, Musakios dhe Bonuçit. Ndërkohë, një e dhënë është ajo që bie më shumë në sy dhe ka të bëjë me faktin se mbrojtësi është thelbësor për repartin difensiv, duke qenë se pa ish-romanistin në fushë, golat e pësuar janë 13 në 10 ndeshje.

Pra, Milani i ka lejuar kundërshtarit të paktën 1 gol për ndeshje. Mbrojtësi duke u sforucar dhe impenjuar maksimalisht që të jetë gati për përballjen me Juventusin, duke formuar atë dyshe me Bonuçin që në një periudhë, bashkë me Donarumën, ishte hermetike.

Bilia – Ndërkohë, Lukas Bilia vazhdon që të shpresojë te mrekullia dhe po punon në Milanelo me ritme të çmendura, që të mos mungojë në këtë fund sezoni, edhe pse dëshira e tij do të ishte finalja e Kupës së Italisë, shumë e vështirë. Shanset më të mëdha do të jenë prania e tij në botërorin rus, pasi është tepër i rëndësishëm për Argjentinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *