Rëndësia e miqësores në “Air Albania”, Bandis: Sporti bashkon, pavarësisht urrejteve mes nesh

George Bandis ka folur mbi organizimin e nesërm për ndeshjen e bamirësisë mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve në Greqi ka treguar rëndësinë e këtij turneu si dhe idenë se si lindi gjithçka. Bandis është shprehur se kjo ka vlerë përtej bamirësisë, pasi në këtë mënyrë vërtetohet se sporti vetëm bashkon dhe se çdo atlet ka detyra të tjera ku duhet të ndërtojnë marrëdhëniet mes njerëzve.

“Lojtari i futbollit duhet të marrë një rol aktiv në shoqëri. Atleti është një rol model dhe pranohet gjerësisht nga shumë në shoqëri. Për këtë arsye duhet të tregohet kujdes në atë që thotë dhe bën. Kur ai bën gjëra të tilla si ne në Shqipëri, ai jep një shembull të mirë edhe për fëmijët.

Kjo do të zhvillohet kryesisht për të ndihmuar viktimat e tërmetit, por ka domethënie të shumëanshme. Sporti bashkon, pavarësisht sa urrejtje kemi rreth nesh. Çfarëdo që të tjerët të shkojnë të shkatërrojnë, atleti do të jetë atje për të ndërtuar marrëdhënie midis popujve “, ka thënë George Bandis./Sport Ekspres/