Renato Malota e ka bindje: Nuk dalim pa pikë në Durrës, Tirana i përket së shkuarës

Renato Malota është shtylla kryesore e projektit të Vllaznisë, sa i përket rikthimit në elitë dhe objektivave që kanë shkodranët. Në konferencën e dhënë për shtyp pas ndeshjes miqësore ndaj Veleçikut, Malota u shpreh se zhgënjimi me Tiranën është lënë pas, ndërsa e ka bindje se në takimin e radhës ndaj Teutës në transfertë, nuk do të dilet pa pikë.

“Tirana i përket të shkuarës, ne ecim përpara dhe nuk e kthejmë kokën mbrapa. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mundohemi të marrim maksimumin. Sa i përket përballjes ndaj Teutës, dihen objektivat që ka kjo skuadër. Ne do të shkojmë për të marrë pikë atje, për të dhënë maksimumin dhe kam shumë besim që nuk do dalim pa pikë në Durrës”, ka thënë Renato Malota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *