Renatinjo: Goli më jep siguri, tani dua më shumë minuta

0

Ka shënuar dy gola në dy ndeshje, një në kampionat dhe dje në Kupë. Renatinjo duket se po përshtatet me grupin, ndërkohë që pas golit të djeshëm dhe kualifikimit për në gjysmëfinale, braziliani për “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur, që arrita të shënoj golin e dytë radhazi dhe pak e nga pak po vij në formën time më të mirë. Kam ende diçka për të përmirësuar, pasi nuk jam në 100%. Mendoj se shumë shpejt do ta tregoj veten plotësisht. Fitorja na ka dhënë kualifikimin për në gjysmëfinale dhe na bën të jemi të gëzuar, pasi jemi në ndjekje të një tjetër trofeu, veç kampionatit. Forma ime çdo ndeshje po rritet, por edhe po ambientohem me ekipin. Këto janë dy gjëra të rëndësishme. Besoj se jam gati për të luajtur më shumë minuta në fushë, megjithatë duket se nuk është aspak e lehtë, pasi në ekip kemi shumë sulmues dhe konkurrenca është e madhe. Do të mundohem të jap më të mirën, në mënyrë që t’ia bëj më të vështirë trajnerit zgjedhjen. Goli është ai që po më jep më shumë siguri dhe besim në vetvete. Pa diskutim që edhe këtë gol ia dedikoj familjes sime”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image