Rekordmeni latin, Milani e shet përfundimisht

Milani e huazoi gushtin e kaluar te brazilianët e Palmeiras, ndërsa sot ka ardhur shitja e plotë e tij. Gustavo Gomez është zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Brazilit, të cilët kanë paguar 4.5 milionë euro në arkat e Milanit për kartonin e tij.

Mbrojtësi latin la Lanusin në vitin 2016 për t’u bërë pjesë e kuqezinjve nga Milani. 26-vjeçari theu një rekord dhe u bë i pari lojtar nga Paraguaji, i cili vesh bluzën e “Djallit”.

Aventura me Milanin nuk shkoi mbarë dhe Gomez, i cili numëron 32 ndeshje dhe tre gola të shënuar me kombëtaren e tij, u huazua te Palmeiras. Sezoni i mirë bindi drejtuesit e klubit që të investojnë shumën 4.5 milionë euro për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *