Rekordmeni Kepa: Do mundohem të mos mendoj për… milionat!

0

Kepa Arrizabalaga është portieri më i shtrenjtë në botë. Spanjolli u transferua nga Atletik Bilbao te Çelsi për shumën e 80 milionë eurove, duke thyer rekordin e vendosur nga Alison Beker, i cili u ble prej Liverpulit te Roma. Për brazilianin u paguan 72.5 milionë euro.

Kepa kishte rinovuar kontratën me Bilbaon për pesë vite dhe normalisht që spanjollët nuk lëshojnë lojtarë për “thërrime”. Çelsi u vu me shpatulla pas muri nga Tibo Kurtua, i cili ishte i vendosur të shkonte te Reali i Madridit.

Kështu londinezët blenë spanjollin, i cili në prezantim mes të tjerash tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu. Është një hap i madh përpara në karrierën time. Do përpiqem të mos mendoj për shifrën që është shpenzuar për mua. Shpresoj të jem në gjendje të përshtatem me futbollin anglez sa më shpejt të jetë e mundur. Më kanë thënë fjalë shumë të mira për Premier Ligën kolegët e mi spanjollë”. Kepa te Çelsi do të përfitojë shumën e 6 milionë eurove në sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.