Rekordmeni 52-vjeçar, Kazujoshi Miura feston ditëlindjen e veçantë

0

Futbollisti japonez Kazujoshi Miura vazhdon të shkruajë legjendën e tij personale, që e ka futur në historinë e futbollit, sepse jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndalet edhe pse sot festonin 52-vjetorin e lindjes.

Sulmuesi legjendar aktivizohet prej vitesh te Jokohama FC, në divizionin e dytë japonez, kampionat goxha cilësor, edhe pse është kategori e dytë.

“Mbreti Miura”, si e thërrasin në Japoni, ka një histori për film, sepse ka luajtur nga Brazili deri në Serinë A me Xhenoan, si dhe me kombëtaren japoneze për shumë vite (pengu i madh, nuk ka luajtur në Kupën e Botës, edhe pse në fazën kualifikuese shënoi 14 gola në 14 ndeshje, vendim shokues i trajnerit), ndërsa prej vitesh është te Jokohama, ku vazhdon të shkëlqejë dhe të jetë shembull për gjithë futbollistët anembanë botës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.