Rekordi unik i shkodranes 22-vjeçare, askush si ajo në histori

Futbollit të femrave në Shqipëri i kushtohet shumë pak, për të mos thënë aspak vëmendje. Edhe pse luhet një kampionat dhe ka disa skuadra, shumë pak flitet për to. Gjithsesi, ka mjaft vajza që e përdorin kampionatin shqiptar si katapultë për të shkuar më pas në kampionatet më prestigjioze.

Pavarësisht kësaj, niveli nuk mund të thuhet se është dhe aq tërheqës. Vllaznia ka skuadrën më të mirë dhe çdo edicion arrin që të dalë kampion me shumë lehtës, duke shënuar mbi 100 gola në sezon dhe është mjaft e vështirë që të munden në ndonjë takim gjatë sezonit. Sigurisht që sportistet më të mira janë te kuqeblutë, të cilët po ashtu prodhojnë vetë mjaftueshëm futbolliste.

Megi Doçi është sulmuesja e Vllaznisë, ashtu si dhe e Kombëtares Shqiptare. Vetëm 22 vjeç, por ka arritur që të regjistrojë një rekord të pabesueshëm. Sulmuesja arriti që të shënonte 4 gola në fitoren e fundit të Vllaznisë ndaj Pogradecit, në suksesin 9-0. Ajo që duhet veçuar është se goli i tretë e vajzës shkodrane ishte shumë i veçantë, pasi ishte goli i 300-të.

E pabesueshme, për moshën që ka, por duhet veçuar se në katër sezonet e fundit ka pasur një mesatare afro 50 gola për sezon. Një vit më parë ajo shënoi 70 gola. Ky rekord është unik, pasi ia kalon edhe futbollistëve meshkuj. Nëse luan në Shqipëri, duket shumë e vështirë për të parashikuar se sa gola do të shënojë Doçi deri në fund të karrierës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *