Rekordi ku ka mbërritur Shqipëria/ Kombëtare kuqezi që e kalon Greqinë dhe 4 herë më shumë se Suedia e fundit

Shqipëria do të provojë gjithçka për të arritur ëndrrën e madhe, për kualifikimin në Botëror gjatë sezonit të ardhshëm. Pavarësisht se një gjë e tillë do të ishte shumë e vështirë, ose në dukje e pamundur, por shanset ekzistojnë.

Kombëtarja kuqezi ka një rritje të madhe në vlerën e saj dhe të gjithë futbollistët që ka në organikë, kapin vlerën e 110 milionë eurove. Një nga shifrat që bën rekord sa i përket Shqipërisë, ndërsa deri në fundin e kampionateve do të kemi edhe një tjetër rritje pas performancave të Kumbullës, Strakoshës dhe Gjimshiti.

Duket disi e çuditshme, por Shqipëria kushton 4 herë më shumë se Suedia me grumbullimin e fundit që luajti ndaj Kosovës, Kombëtarja e njohur e cila nuk i kalon 27 milionë me vlerën në treg. Ndërkohë edhe Greqia është më pak se Shqipëria, pasi vlen 85 milionë euro, ku thuajse me të njëjtën shifër vjen edhe Kosova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *