Rekordi korçar, vetëm 3 humbje europiane në 5 muaj

0

Kush e imagjinonte që Skënderbeu do të luante 14 ndeshje këtë vit në kupat e Europës? Kush thotë “po”, gënjen! E nisën në qershor, pa pushuar thuajse fare, ndërsa pak nga pak kaluan pengesat që hasnin. Korçarët u bënë gjithnjë e më të frikshëm, gjithnjë e më kërcënues, derisa eliminuan edhe Dinamos e Zagrebit dhe ai ishte hapi i vërtetë drejt madhështisë. 13 ndeshje deri tani, vetëm 3 humbje: me Mladën, Dinamon e Kievit dhe Partizanin e Beogradit.

Bilanc i mrekullueshëm: 5 fitore në 13 ndeshje, asnjë humbje në Shqipëri, ,më mirë se kaq, nuk dihet kush do të arrijë të bëjë në të ardhmen. Natyrisht, edhe vetë Skënderbeu uron që rekordet të thyhen, sepse ndoshta do të jenë pikërisht korçarët ata që do t’ia dalin mbanë, kështu si e kanë nisur!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image