Rekordi i veçantë i Guardiolës, titulli që “theu tabunë” në Premier Ligë

Futbolli është një nga sportet më të ndjekuar në botë. Kuriozitetet, faktet dhe statistikat interesante  nuk kanë si të mungojnë. Pikërisht këto “detaje” janë ato që i japin kuptim  lojës së luajtur dhe e bëjnë  këtë sport, më të bukur.

Pep Guardiola fitoi titullin sezonin e kaluar, me Mançester Sitin.  Deri këtu gjithçka është normale, pasi spanjolli ka fituar shumë tituj në karrierën e tij dhe ky me Sitin ishte i radhës. Përpara se Guardiola të fitonte titullin me Sitin, në historinë e kampionatit anglez ekzistonte një “tabu”.

Asnjë trajner pa flokë  nuk kishte arritur dot të fitonte titullin në Premier Ligë.  E çuditshme, se si, në një kampionat  me një histori shumë  të gjatë, një fakt i tillë  “t’i rezistonte” kohës.

Përveç Mançester Sitit,  48-vjeçari ka qënë trajner i  Barcelonës  dhe Bajernit. Te bavarezët, që në sezonin e parë , ai arriti të “rrëmbente”  plot 4 tituj kampionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *