Rekordi i Serena Uilliams, tentohet “mrekullia e tetë”

Serena Uilliams është një legjendë e gjallë e tenisit. 37-vjeçarja amerikane triumfoi sot përballë patriotes Alison Riske 2-1 me sete (6-4, 4-6 dhe 6-3) dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Wimbledon.

Kjo është hera e 12-të që Uilliams ia del të kualifikohet mes katër më të mirave të turneut të famshëm anglez gjatë 19 pjesmarrjeve në total.

Shtatë herë ka arritur ta fitojë turneun Wimbledon tenistja amerikania, e cila është vetëm një hap larg arritjes në finale.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me datë 11 korrik, ndërsa finalja e madhe e turneut prestigjioz do të luhet dy ditë më pas, në orën 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *