Rekordi i Pjaniç: Jam ndjerë 100 herë i pamposhtur me ketë bluzë!

Miralem Pjaniç u transferua në verën e vitit 2016 nga Roma te Juventus dhe dje përballë Udinezës, boshnjaku ka regjistruar ndeshjen e 100-të me bluzën bardhezi.

28-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale, ku shkruan për këtë rekord me Juventusin: “Të kam veshur 100 herë dhe jam ndjerë i pamposhtur. Krenar për këto 100 ndeshje dhe gati për 100 ndeshjet e ardhshme.”

Pjaniç mbetet një nga pikat kyçe të formacionit të Alegrit, i saktë në pasime, vizion loje dhe i frikshëm në goditjet e dënimit, që janë një specialitet i mesfushorit boshnjak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *