Rekordi i pabesueshëm në Angli, përsëritet pas 6064 ndeshjesh

Premier Liga njihet si kampionati me futbollin më të bukur dhe me lojën efektive më të lartë. Fundjavën e kaluar në sfidën mes Ulverhempton dhe Brajton, është përsëritur një rekord që nuk ndodhte që nga sezoni 2003/2004.

Ulverhempton nuk ka shkaktuar qoftë edhe një faull ndaj Brajtonit në të gjithë takimin, duke barazuar një rekord që kishte ndodhur për herë të fundit 15 vite më parë. Thënë ndryshe, kjo gjë kishte 6064 ndeshje që nuk ndodhte në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *