Rekordi i golashënuesve, askush si Roma

Verdhekuqtë luajnë nesër në transfertë kundër Parmës, në një ndeshje të vështirë ku do të kërkohet mbyllja e vitit me fitore dhe forcimi i pozitave të Di Françeskos në stol.

Kundër Sasuolos shënuan Peroti, Shik dhe Zaniolo, me të parin dhe të tretin që gjetën golat e parë këtë sezon në kampionat. Diçka e tillë e ka çuar në 16 numrin e futbollistëve të Romës, të cilët kanë shënuar në kampionat, duke qenë ekipi me numrin më të madh të shënuesve në pesë kampionatet më të forta të Europës.

Në krye qëndron Stefan El Sharaui me 5 gola, i ndjekur nga Aleksandër Kolarov e Kristante me 4 gola dhe të tjerët me radhë. Një rekord i Romës, që tashmë synon një tjetër fitore kundër ekipit dukal, ndërsa nuk përjashtohet dhe ardhja e golit nga ndonjë lojtar që nuk ka shënuar ende.

16-të golashënuesit e Romës
El Sharaui 5 gola
Kolarov 4 gola
Kristante 4 gola
Fazio 3 gola
Xhengiz Ynder 3 gola
Xheko 2 gola
Florenci 2 gola
Pastore 2 gola
Shik 2 gola
Klaivert 1 gol
Pelegrini 1 gol
Manolas 1 gol
Zhezus 1 gol
N’Zonzi 1 gol
Peroti 1 gol
Zaniolo 1 gol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *