Rekordi i Avdijajt në rrezik, një mega-talent i Dortmundit po çmend Gjermaninë

0

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka qenë dikur ndër talentet më premtues të futbollit gjerman. Sulmuesi ishte një fenomen i rrallë në kampionatin e grupmoshave U17 të Bundesligës ku në sezoni 2012/2013 vendosi një rekord që nuk është kthyer edhe sot e kësaj dite: 44 Gola!

Megjithatë, së fundmi një talent tejet i rrallë po bën bujë në futbollin gjerman. Quhet Jusufa Mukoko dhe është pjesë e ekipit U17 të Borusias së Dortmundit. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, Mukoko ka shënuar 39 gola, tri më shumë se sezonin e kaluar.

Megjithatë, ajo çka bën të pabesueshme këto shifra, është fakti që Mukoko ende nuk ka festuar 15-vjetorin e tij dhe arrin të bëjë diferencën kundër lojtarëve tri vite më të madh në moshë se ai.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.