Rekorde të tjera për Ajaksin, rivalët e shohin me dylbi në Champions

Ajaksi po i mrekullon të gjithë këtë sezon, me holandezët që përveçse janë në vendin e parë në kampionat, kanë prekur dhe gjysmëfinalet e Champions League, duke eleminuar fillimisht kampionët në fuqi të Realit dhe së fundmi pretendentët kryesorë të Juventusit.

Pikërisht në ndeshjen ndaj Juventusit, golin e fitores në ndeshjen e dytë e shënoi kapiteni Matijs De Ligt. Kështu, 19-vjeçari e çoi në 20 numrin e golave të shënuar nga adoleshentët me fanellën e Ajaksit në Champions League.

Një rekord fantastik ky për holandezët, të cilët kanë një diferencë prej gjashtë golash nga ndjekësi më i afërt që është Barcelona. Lioni plotëson podiumin me 13 gola, ndërsa Arsenal dhe PSG plotësojnë pesëshen e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *