Rekord që javën e parë, askush si “shkatërruesi” Elseid Hysaj

Elseid Hysaj e nisi në mënyrën më të mirë Serinë A. Napoli fitoi në transfertë përballë Lacios me rezultatin 1-2 dhe 24 vjeçari zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në aspektin difensiv, madje mori pjesë dhe në aksionin e golit të Insinjes, që i dhuroi tri pikët e para djemve të Ançelotit.

Shkodrani është shpallur më i miri i javës së parë, sa i përket topave të rikuperuar. Hysaj kryeson me 13 topa të rikuperuar, ndërsa mbas tij renditen: Rikardo Galjiolo i Parmës (11) dhe me nga 10 të tillë janë Luka Rosetini (Kievo), Alesandro Florenci (Roma), Karalampos Likoxhianis (Kaljari), Xhanxhakomo Manjani (Sasuolo) dhe Françesko Vikari (Spal).

Mbrojtësi i majtë i kombëtares tonë ka nisur sezonin e katërt me ekipin e Napolit, që sivjet drejtohet nga një emër i madh si Karlo Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *