Rekord për t’u harruar, Argjentina “fajëson” Mesin

Leo Mesi është i dëshpëruar të fitojë një trofe të madh me Argjentinën e tij. Megjithatë, duke parë këtë brez që bardhekaltrit kanë, është e vështirë ta mendojmë një triumf të tillë. Mesi i ka shkuar dy herë shumë afër fitimit të Kupës së Amerikës dhe Botërorit, por vështirë se i jepet më ai rast.

Që nga kthimi i tij në vitin 2016, pas humbjes me penallti ndaj Kilit, Argjentina ka një rekord tepër dëshpërues. Në gjashtë ndeshje në kompeticione të mëdha ata kanë fituar vetëm një, ndaj Nigerisë në fazën e grupeve të Botërorit. Pesë ndeshjet e tjera ndahen në dy barazime dhe tre humbje.

Edhe në kualifikuese, ku kundërshtarët nuk kanë seriozitet tepër të madh, numërojnë tetë fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje. Shifra që tregojnë se Mesi nuk mjafton dhe kjo Argjentinë nuk ka fuqinë të shkojë në fund të asnjë kompeticioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *