Rekord i zi, humbin të gjashtë ekipet gjermane!

Nuk kishte ndodhur kurrë që nga viti 1981, ndodhi këtë javë. Të gjashtë skuadrat gjermane të cilat marrin pjesë sivjet në kupat e Evropës kanë humbur ndeshjet e tyre përkatëse. E pabesueshme, por ja që tifozët e futbollit gjerman po e vuajnë dhe sidomos sepse kjo tregon se Bundesliga ka probleme.

Në Champions League, Borusia Dortmund u mposht 3-1 nga Real Madridi, Bajerni u shkërmoq 3-0 nga PSG-ja, kurse Lajpcigu humbi 2-0 me Beshiktashin.

Në Europa League, Hofenhajmi u mposht 2-1 nga Ludogoreci, Herta 1-0 nga Ostersundi suedez dhe Këlni 1-0 nga Crvena Zvezda. Gjashtë skuadra gjermane, gjashtë humbje. Ç’rekord i zi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *