Rekord historik, Kevitan arrin 18 fitore rresht

0

Skuadra e Kevitanit në Kategorinë e Tretë ka arritur një rekord historik, pasi nuk jeh humbje prej plot 18 ndeshjesh të luajtura. Ekipi që ka siguruar një vend në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm, ka mposhtur së fundmi me rezultatin e thellë 14-0 Akademinë Ajaks, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e serisë prej 17 fitoresh radhazi që mbahej nga Dinamo. Edhe pse bëhet fjalë për dy Kategori të ndryshme, rekordi i Kevitan është domethënës për një skuadër të krijuar vetëm pak kohë më parë, por që ka bërë vërtet diferencën në organizim e fushën e blertë.

Sa u takon shifrave, Kevitan mban një tjetër rekord në kategoritë inferiore, pasi nuk njeh asnjë humbje, apo barazi9m ne të 18 ndeshjet e luajtura deri më tani. Por statistikat interesante nuk përfundojnë këtu pasi në 18 ndeshje Kevitan ka shënuar plot 115 gola, rekord më vetë ky ndërkohë që ka pësuar vetëm 4 gola. Duhet thënë se kjo është skuadër është model, sa i takon organizimit dhe ka në përbërje lojtarë që më herët kanë qenë pjesë e ekipeve në Kategorinë e Parë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg