Rekord historik, Junajtid përforcon mbrojtjen me një “gjigant”

Mançester Junajtid ka arritur më në fund akordin me Leister Sitin për shërbimet e Herri Meguajër. “Gjiganti” i mbrojtjes do të transferohet në Old Trafford, ndërsa Leister Siti do të përfitojë 85 milionë sterlina (93 milionë euro). Asnjë mbrojtës nuk kishte kushtuar kaq shumë më parë…

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe diçka e tillë është bërë publike nga “The Telegraph”. 26-vjeçari, i cili është edhe titullar i kombëtares angleze, do të kryejë nesër vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e re me “Djajtë e kuq”.

Një përforcim me vlera për trajnerin Solskjaer, i cili insistonte prej kohësh për Meguajër. Kjo është blerja e tretë e Junajtid pas Aron Van-Bisaka dhe Daniel Xhejms.

Me 80 milionë euro në total, Meguajër bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke ia kaluar edhe Virxhil Van Dijk, për të cilin Liverpuli pagoi 84.5 milionë euro më pak në verën e vitit 2017 te Sauthemptoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *