Rekord/ Ded Ndreca i habit të gjithë, rikthehet në fushë

0

E pabesueshme por e vërtetë: presidenti i futbollit të Mamurrasit, Ded Ndreca në fushën e lojës. Ndonëse i ka kapërcyer 51 vitet disa muaj më parë, sot numri 1 i futbollit kurbinas ka marrë vendim të aktivizohet në fushën e lojës në ndeshjen e ekipit të tij në transfertën e Shënkollit. Dy vite më parë Ndreca “vari këpucët në gozhdë”, duke i thënë lamtumirë karrierës së gjatë si futbollist, por pas afro tre vitesh ka ndërruar mendje për t’iu rikthyer sërish fushës së lojës. Në prononcimin e tij për gazetën, Deda shprehet: “E ndjej peshën e madhe të futbollit dhe përgjegjësinë si drejtues. Nga pozicioni ku dhe ndodhet ekipi, kam vendosur të aktivizohem në fushën e lojës, madje do të kërkoj të shënoj. Këtë vendim e konsideroj si përgjegjësi për ekipin e Mamurrasit, dhe jo të krijoj ndonjë moment për shou. Mbase ky rikthim do mbetet si ndër ditët e shënuara të jetës time. Nuk kam bërë përgatitjet e duhura, por besoj se kam forcën për t’i përballuar disa minuta në fushë. Shpresoj të arrij rezultat pozitiv në këtë sfidë dhe nëse arrij ta realizoj këtë qëllim, përfundimisht do të largohem nga futbolli”, ka përfunduar Ded Ndreca.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image