Rekord anglez, portieri i Sandërlendit bëhet më i shtrenjti në histori

0

Me 30 milionë sterlina, rreth 35 milionë euro, para disa vitesh blije ndonjë si Bufon, sa për të përmendur një emër çfarëdo. Ndoshta edhe ndonjë si Donaruma, deri para disa muajsh.

Tani? Ose portierët po zhduken, ose paraja nuk ka më vlerë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe transferimi i portierit anglez Xhordan Pikford nga Sandërlendi tek Evertoni, për një shifër të tillë (25 milionë në dorë, 5 milionë bonuse). Portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit anglez!

23 vjeç, Pikford debutoi dhe shkëlqeu te Sandërlendi sezonin e fundit. E luajti ndeshjen e parë në Premier Ligë në janar, si pa dashje, por rezultoi zbulim. Është titullar i Anglisë U-21, që do të marrë pjesë në Europian javët e ardhshme.

Megjithatë, një shifër e tillë tregon çmendurinë që ka kapur futbollin anglez, ku milionat pa fund nga e drejta televizive dhe reklamat ua ka veshur sytë klubeve, që realisht shpenzojnë sa e gjithë Europa, por trofetë europianë i shohin të shkojnë në Spanjë kryesisht.

Evertoni ka një pronar të ri dhe ka plane ambicioze, por duket se ka zgjedhur rrugën e gabuar për të tronditur Premier Ligën, pasi ato para mund të shkonin për të gjetur zëvendësin ideal të Lukakut, i cili pret të shkojë te Çelsi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image