Reklamim me orar/ Rregull i çuditshëm nga Spanja, 8 ekipe fshehin sponsorët nga fanellat për 3 ndeshje

Rregulli i çuditshëm nga Spanja detyron të paktën 8 ekipe deri më tani të fshehin ose të heqin sponsorat e tyre nga fanella për 3 ndeshjet e para të kampionatit. Bëhet fjalë për skuadrat e Leganes, Valencia, Sevilla, Osasuna, Levante, Alaves, Granada dhe Real Mallorca, të cilat kanë si kompani bastes si sponsor të tyre. Qeveria spanolle ka vendosur qysh në muajin mars të ndalojë reklamimin e këtyre të fundit për publikun deri më 21 qershor.

Deri atëherë reklamat e kompanive të basteve mund të shfaqen vetëm në fashën e orarit 1-5 e mëngjesit. Por duke qenë se këto orë janë të papërshtatshme për zhvillimin e një ndeshje futbolli, klubet spanjolle janë të detyruara të heqin logot e sponsorve të tyre të paktën në tre ndeshjet e para, kur përfundon edhe lënia në fuqi e dekretit të firmosur nga shteti spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *