Reklama më e bukur që kemi parë, një film me yjet e Botërorit

“Beats by Dre” është markë e njohur që tregton kufje e aksesorë të ndryshëm, themeluar nga reperi i famshëm Dr.Dre. Ky i fundit ka publikuar një “mixtape”, ku muzika ndërthuret me reklamën në një video të shkurtër, por që i ngjan një filmi spektakolar.

Në fakt, është një film, i xhiruar nga një mjeshtër i filmbërjes si Gaj Riçi – me siguri keni parë filma si Snatch (2000), Revolver (2005), RocknRolla (2008) e Sherlock Holmes (2009).

Në filmin e shkurtër, 4 minuta, Herri Kejn, Mesut Ozil, Benxhamin Mendi e Nejmar shfaqen, duke u përzier me historinë e një djaloshi rus, i cili frymëzohet prej tyre për të kaluar çdo pengesë dhe për t’u bërë një futbollist i madh. Diku në video është edhe Serena Uilliams, por del edhe Tieri Henri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *