Reklama e rrezikshme, Medel “arratiset”

Geri Medel u transferua para pak ditësh nga Interi te Beshiktashi, duke shtuar klubin e gjashtë në listën e atyre ku ka luajtur në karrierën e vet, që e ka parë të shpallet edhe kampion i Amerikës së Jugut, dy herë rresht, me Kilin.

Medel njihet për një futbollist të egër dhe që nuk trembet kur duhet të përplaset e të shkaktojë faulle në fushë, por jashtë saj nuk është aq kokëkrisur.

Një video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, me mesfushorin i cili duhet të xhirojë një reklamë për klubin ku bën një roveshatë në ajër. Për gjestin e tij, duhet të kërcejë mbi një dyshek të mbushur me sfungjer, por kiliani nuk është fort i bindur kur sheh kushtet në të cilat duhet të xhirojë reklamën.

Fillimisht i thotë fotografit: “Hidhu ti, pastaj unë”, ndërsa më pas ikën pa e vrarë fare mendjen për detyrimet e kontratës. Siguria mbi të gjitha, fundja, sepse ai është futbollist, jo aktor cirku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *