Rejnxhërsi i Grezdës “shpërthen” në fund, Kopenhagen përmbys Muçollin

Eros Grezda nuk arriti të linte në gjurmë në fitoren 4-1 të Gllazgoi Rejnxhërs ndaj Hemilton. Sulmuesi anësor u aktivizua në minutën e 82-të të takimit, kur rezultati ishte 1-1. Rejnxhërs shënoi tri gola në 15 minutat e ardhshme, falë dy penalltive të Tavernier dhe golit të Morelos.

Në kampionatin danez, Vejle u mund me përmbysje nga Kopenhageni me rezultatin 3-1. Në këtë takim mungoi Ylber Ramadani, i cili pësoi një dëmtim në grumbullimin me kombëtaren kuqezi, por në fushë ishte një tjetër shqiptar. Mesfushori 19-vjeçar Arbnor Muçolli, i cili e nisi këtë takim si titullar dhe u zëvendësua gjatë pjesës së dytë.

Xhakomo Vrioni ishte spektator në përballjen e Venecias me Veronën, që përfundoi me barazim 1-1. Sulmuesit të talentuar do i duhet punë dhe durim për të bindur trajnerin Valter Zenga, i cili u emërua gjatë javës së kaluar në krye të Bankinës së Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *