Rejnxhërs befasohet, Grezda zëvendësues te skocezët

Rejnxhërs është befasuar në shtëpi nga Aberdeni, që ka fituar me rezultatin minimal 0-1. MkKena realizoi golin vendimtar që në minutën e shtatë dhe skuadra e Eros Grezdës nuk ia doli të barazonte.

Skuadra e drejtuar nga Stivën Xherard luajti për 30 minuta më një lojtar më shumë, por epërsia numerike nuk u shfrytëzua nga futbollistët e tij. Sa i takon Grezdës, ai e nisi nga stoli.

Në minutën e 62-të gjakovari u hodh në fushë dhe u mundua të ndihmonte skuadrën e tij. Gjithsesi nuk ia doli dot dhe Rejnxhërs pas kësaj humbjeje të pësuar më Aberdenin mbetet në vendin e dytë, por Selltiku ka një ndeshje mangët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *