Reja shpërthen në konferencë: I bëra ftesë dhe nuk pranoi, askush nuk është Mesi

Shqipëria do të luajë përballë Andorrës dhe Francës, në takimet e fundit të vlefshme për kualifikuese të Europianit. Në konferencën për shtyp, trajneri Reja ka folur në prag të ndeshjes me Andorrën.

Theksi nga tekniku italian është vendosur te te serioziteti i takimit në “Elbasan Arena”, debutimi i mundshëm i Kamberit dhe te mungesa e Xhakës.

“I kam thënë ekipit që duhet të përqendrohemi te Andorra dhe të japim gjithçka nga kapaciteti ynë. Kemi shumë sulmues me të njëjta karakteristika, Kamberi, Manaj, Uzuni. Pa harruar Seferin dhe Balajn. Sa i përket Xhakës kemi folur në telefon dhe na tha se do të rrinte në shtëpi, sepse ka problem muskulor. Sa i përket debutimeve të reja mund të jetë Seferi dhe Kamberi. Ka pasur një dëmtim dhe Kamberi, por nëse do të jetë mirë do të luajë pasi dua ta njoh më mirë. Grezda e ka marrë ftesën dhe nuk pranojë të vij. Askush nuk është Mesi dhe Shqipëria mbi të gjitha”, ka thënë Reja.

E kam thënë edhe më parë se skema ime e preferuar është 4-3-3, Por me 3-5-2 kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Kjo pasi kemi dy sulmues qendror, dy lojtar në krahë që sulmojnë si dhe dy mesfushorë qendre. Me modulin 4-3-3 është e vështirë nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu. Nuk kemi shumë kohë për të provuar modul të ri.

Nëse do ta kisha unë në dorë, do trokisja derë më derë në çdo shtëpi në mënyrë që të na ndiqnin në ndeshjen ndaj Andorrës. Skuadra po zhvillon një lojë të mirë këto kohë dhe kërkoj nga djemtë që të japin më të mirën nga vetja dhe të vlerësojnë kundërshtarin, pavarësisht nivelit të tij. I ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që të vijnë dhe të na ndjekin ndaj Andorrës”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *