Reja “nuk fal”, Shqipëri ndryshe ndaj Moldavisë

0

Edi Reja e tha një ditë më parë: “Do të bëj disa ndryshime në formacion”. Sot Shqipëria përballet me Moldavinë prej orës 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe pritet që të ketë lëvizje në të gjitha repartet. Porta mbetet e paprekur, me Etrit Berishën në mbrojtje të katërkëndëshit.

Dilema më e madhe në mbrojtje është Mërgim Mavraj. Kapiteni ka pasur një problem në gju para ndeshjes me Islandën dhe pritet të shihet nëse e nis nga fillimi sot. Pjesa tjetër në prapavijë mbetet e pandryshueshme.

Në mesfushë risia pritet që të jetë Ergys Kaçe. Trajneri Reja me shumë mundësi do të sakrifikojë Migjen Bashën, kurse në sulm mund të bëhet surpriza e madhe, duke ulur në stol Cikallesin e Balajn, për t’i lënë vendin Sadikut dhe Uzunit.

EUROPEAN QUALIFIERS 2020– GRUPI H
E martë, më 11 qershor 2019, ora 20:45
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

SHQIPËRIA: Berisha – Ismajli, Mavraj, Veseli – Hysaj, Xhaka, Kaçe, Abrashi, Lenjani – Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.