Reja nuk e mori në grumbullim, Grezda bashkohet me Kombëtaren falë rrjeteve sociale

Shqipëria e ka nisur grumbullimin e saj dhe po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit që do të zhvillojë ndaj Andorrës dhe Francës. Eros Grezda ishte një nga mungesat e pritshme, pasi nuk është ftuar asnjëherë nga ekipi i parë i Rangersit.

Por gjithsesi sulmuesi e ka gjetur mënyrën për t’iu bashkuar grupit të lojtarëve që gjenden në “Tropikal”. Të gjithën këtë ia mundësojnë rrjetet sociale, duke komunikuar me disa prej lojtarëve të Kombëtares. Mes tyre nuk mund të mungonte dyshja shoqërore më e ngushtë e Grezdës, Bekim Balaj dhe  Odise Roshi. /Sport Ekspres/