Reja mes dëshpërimit: I gjithë populli shqiptar është dëshpëruar, nuk e kemi thënë fjalën e fundit

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Turqisë në transfertën e sotme. Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë nga kuqezinjtë, por u ndëshkuan në të vetmin gabim në minutat e fundit.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Reja, ka folur për “Supersport” duke shprehur gjithë dëshpërimin e tij për humbjen e pamerituar.

“Kemi zhvilluar një ndeshje thuajse perfekte, nëse do përjashtonim episodin e fundit. Duhej ta mbyllnim ndeshjen me ato rastet e krijuara. Fatkeqësi që e pësuam kështu dhe djemtë janë të mërzitur. Besoj se i gjithë populli shqiptar që na ndoqi është mërzitur dhe dëshpëruar në të njëjtën mënyrë.

Sigurisht tre pikët do të na jepnin shanse për kualifikimin, por nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit, përderisa është e mundur. Nuk mund të them asgjë për nivelin e treguar nga ana e Shqipërisë. Nuk mendoj se djemtë nuk donin që të shënonin. Të japim maksimumin dhe të godasim para portës. Aty u panë edhe mangësitë. Nuk më zhgënjeu asnjë lojtar, të gjithë ishin shumë të mirë. Jam i mërzitur me fatin. Nëse vazhdojmë kështu, vendosim në vështirësi çdo kundërshtar”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *