Reja hedh të zezën mbi të bardhë, Duka thotë fjalët e para

Armand Duka ka dalë para mediave dhe ka prezantuar trajnerin Edi Reja. Kreu i FSHF-së vendosi pas humbjes me Turqinë të shkarkonte Kristian Panuçin dhe sërish i ka besuar një italiani. Sot ai ka dalë para mediave për të folur mbi zgjedhjen e bërë dhe shpreson që të vijnë edhe rezultatet e duhura në vazhdim.

I uroj mirëseardhjen trajnerit të ri. Nuk është se ka nevojë për shumë prezantim, ju e njihni dhe i keni publikuar të dhënat e tij. E falënderoj që pranoi ofertën tonë. Padyshim që uroj që së bashku me stafin e tij të bëhet një punë e mirë dhe të kemi një paraqitje të mirë.

Mendoj se kemi elementë cilësorë. Kemi lojtarë që luajnë në ekipe të mira. Kanë nevojë për motivim, për frymë grupi. Reja me eksperiencën që ka mundet t’ua japë motivimin dhe vendosjen në fushë“, tha Duka.

“Jemi takuar pas ndeshjes, patjetër i kam kërkuar një opinion. Shkëmbyem mendime sportive. Nuk e kam menduar atëherë, por pastaj lindi si ide. Kam qenë në Bolonja dhe jam takuar, është thënë në media. Ajo që më ka bindur më shumë është eksperienca e madhe dhe mënyra se si i ka trajtuar problemet në tavolinë. Por edhe njohja e lojtarëve tanë, jo vetëm të atyre që ishin në Shkodër”.

“Lenjani? Në dy këndvështrime nuk do i thosha jo. E para më ka gëzuar mua edhe ju me kontributin e dhënë në këto 7-8 vite. E dyta, nëse do thosha jo,  do kushtëzoja trajnerin në zgjedhje. E treta, po e shtoj edhe këtë, atij i ka shkuar ftesa shumë jashtë afateve të përcaktuara nga FIFA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *