Reja e pranon rinovimin: Mund të jem nga më të vjetërit në qarkullim, Shqipëria beson shumë

“Sport Ekspres” ka publikuar ekskluzivisht vazhdimin e kontratës për 4 vite sa i përket Rejës te Kombëtarja. Tashmë është vetë trajneri që e ka pranuar për mediat italiane dhe e ka bërë si fakt të kryer, megjithëse ende nuk ka ardhur një komunikat zyrtare.

Shanset për t’u kualifikuar në Botëror janë të pakëta, nga vetë struktura e saj, por shumë do të luftohet për Euro 2024. Gjithashtu Reja ka folur edhe për moshën e tij: “A jam nga më të vjetërit në qarkullim? Do të isha i kënaqur. Është një sfidë dhe projekt i madh. Shqipëria është një vend i gjallë, i banuar nga njerëz që kanë konsideratë të lartë për ne italianët. Ndoshta ata besojnë më shumë te ne, sesa besojmë ne për veten tonë”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/