Reja: E njihja Moldavinë, Cikalleshi luftoi si luan!

0

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, mori sot fitoren e parë në krye të Shqipërisë. Pas triumfit me Moldavinë, tekniku italian foli për Supersport, ku u shpreh:

NDESHJA – “Na duhej fitorja, na duhej më shumë besim dhe më pak frikë. E nisëm mirë, por nuk po dilte goli dhe rivali mori zemër. Lojtarët ishin pak të zhgënjyer nga ndeshja në Islandë dhe hyri pak frikë, sepse nëse nuk fitonim as sot bëhej shumë e vështirë”.

FORMACIONI – “Basha? Lojtarët janë të gjithë në dispozicion, sot provova disa lojtarë të tjerë, duhet t’i shoh të gjithë. Nuk mund të shpik për 15 ditë lojë dhe zgjidhje. Duhet qetësi, të rritemi dhe pastaj do të kemi kënaqësi të mëdha”.

SKEMA – “Për momentin zgjodhëm këtë skemë, por në pjesën e dytë luajtëm me 4 sulmues dhe gjithashtu kërkova më shumë ekuilibër. E vërtetë është që vuajtëm, por futbolli është vuajtje dhe na duhet shpirti i garës që treguam sot”.

KUNDËRSHTARI – “E njihja Moldavinë, është skuadër që zhbalancohet në sulm dhe lë hapësira, por në nuk i shfrytëzuam. Kur gabon aq shumë në sulm, është normale të vuash. Në pjesën e dytë bëmë ndërrime dhe Roshi dhe Cikalleshi ndryshuan shumë gjëra, Cikalleshi luftoi si luan dhe i dha frymëmarrje lojës”.

SULMI – “Uzuni është lojtar që luan mes linjave, i jep shumë lëvizje ekipit dhe lidh mesfushën me sulmin duke krijuar hapësira. Problemi është se patëm pak depërtime nga mesfushorët, ishim më mirë në Islandë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.