Rej Manaj mund të ishte i Sampdorias për 300 mijë euro

0

Në verën e vitit 2014, deri më 30 qershor, dorianët kishin të drejtën për ta blerë talentin shqiptar, por ndryshimi i pronësisë solli vonesa dhe opsioni ra. Më pas, Kremoneze donte 700 mijë euro për gjysmën e kartonit

 

Rey Manaj mund të ishte sot një futbollist i Sampdorias, por një pengesë burokratike bëri që dorianët të mos shfrytëzonin rast dhe sot e shohin veten shumë të disavantazhuar për talentin shqiptar nga Lushnja që është në fokusin e shumë skuadrave të tjera si Interi, Juventusi, por edhe nga jashtë vendit, edhe pse kjo pistë është më shumë një fantazi.

Por, si është historia e Sampdorias dhe Manajt? Shumë pak e dinë, por “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë një pakt të shkruar mes palëve, që nuk u respektua. Kremoneze, që e bleu djaloshin tek ekipi i Piançencës, nga ku edhe kishte dalë, e dha në huazim tek dorianët në verën e vitit 2013, nën urdhrat e Enriko Kiezës tek skuadra Primavera. Menjeherë, trajneri dhe ish–futbollisti i njohur dalloi cilësitë e djaloshit dhe menjëherë ia këshilloi klubit të Sampit.

Në fakt, në letrat e huazimit, ishte klauzola për të drejtë blerje për 300 mijë euro pas huazimit 1 sezonal, por ndodhi që tek Sampdoria pati një kalim të klubit në pronësi tejtër, pra duke e marrë presidenti Ferrero në vend të familjes Garrone dhe ky opsion skadoi. Kur dorianët u prezantuan sërish në tavolinën e Kremonezes, pasi kishte kaluar data 30 qershor, kërkesa e presidentit të Kremonezes, Simoni, ishte 700 mijë euro për gjysmën e kartonit me shumë klauzola të tjera.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.