Reina niset për Amerikë me Milanin dhe “thumbon” Donarumën!

0

Pepe Reina është prezantuar sot në Milanelo, duke përfunduar pushimet dhe duke u nisur për Amerikë për turneun prestigjioz. Në një intervistë të dhënë për MilanNeës.it, ai ka folur për disa tema:

“Kam shumë dëshirë që të nis, të futem shumë shpejt në grup, të jap kontributin tim për të rritur dhe përmirësuar një grup që ka bërë mirë edhe sezonin e shkuar dhe që ka treguar që është i fortë”.

Mbi vëllezërit Donaruma: “Kisha një raport të mirë me të dy vëllezërit, do të jetë një vit zbavitës. Të tre ndihemi numra “1”, jemi në një klub të rëndësishëm. Do të japim më të mirën, më pas vendos trajneri”.

Mbi Higuain: “Janë hipoteza, jam i kënaqur që kam ardhur në këtë klub, kjo më intereson tani”.

Morata: “Nuk kam folur, por e kam shumë shok”.

Sarri: “Raport të shkëlqyer me të. Më ka kërkuar? Jo, tani sa kam ardhur te Milani, më lini të mendoj dhe shijoj këtë aventurë të re”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.