Reina: Eleminimi për fajin tonë, tani reagojmë dhe kthejmë sezonin!

0

Milani mori një eliminim tronditës nga Europa League mbrëmjen e së enjtes ndaj Olimpiakosit, në një ndeshje që u mund 3-1. Kur kanë kaluar gati dy ditë nga ajo sfidë, për mediat italiane ka folur Pepe Reina. Portieri spanjoll ka pranuar se Milani nuk duhet të ankohet te arbitri, por të ulë kokën dhe të punojë akoma më fort për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.

HUMBJA – “Na duhet të reagojmë, të ulim kokën dhe të punojmë fort. Nuk ishte një humbje për shkak të arbitrit, pavarësisht se kishte disa episode, por gabimi më i madh u bë nga ne. Kishim në dispozicion dy nga tre rezultate dhe në fund nuk e merituam për t’u kualifikuar”.

POST ELIMINIMI – “Do të ulemi dhe do ta ndjekim ndeshjen, në mënyrë që të shohim se ku duhet të përmirësohemi. Çdokush nga ne duhet të jap të paktën 10% më shumë nga ajo që ka dhënë deri tani”.

TRAJNERI GATUZO – “Është kapiteni i anijes dhe gjithmonë është aty për të marrë përgjegjësitë. Të gjithë ne duam të reagojmë dhe ta kthejmë sezonin në shinat e duhura, që për hir të së vërtetës, përpara ditës së enjte nuk po shkonte dhe aq keq”.

NDESHJET E RADHËS – “Të martën, ne duhet të shkojmë në Bolonja me grushtin mes dhëmbëve dhe të mundohemi t’i fitojmë ndeshjet që do të kemi deri për pushimin e Krishtlindjeve, kështu që pjesën e dytë të sezonit ta nisim në një pozitë komode”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.