Rei Manaj flet pas golit “të falur”: Kundërshtari ma ngriti topin, askush nuk ka faj te Kombëtarja

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Turqisë në transfertën e sotme. Një ndeshje e interpretuar në mënyrën më të mirë nga kuqezinjtë, por u ndëshkuan në të vetmin gabim në minutat e fundit.

Menjëherë pas ndeshjes, Rei Manaj, ka folur për “Supersport” edhe sa i përket atij rasti të falur, ku me portën e boshatisur, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

“E mendoja shumë të lehtë për ta realizuar golin. Nuk munda, pasi edhe mbrojtësi kundërshtar ma ngriti pak topin. Të vjen keq kur bën lojën dhe në fund nuk arrin rezultat pozitiv. Askush nuk ka faj në pjesën individuale. Unë jam i kënaqur pasi kemi luajtur shumë mirë. Trajneri e përgatiti mirë takimin. Fitorja do na ngrinte moralin”, ka thënë Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *