Rei Manaj e bën rrugë me ekipin e parë, por Setien duket “i rrjedhur” me Vidalin si qendër sulmues

Rei Manaj vazhdon që të stërvitet dhe të grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës. Trajneri Setien e ka thirrur sërish sulmuesin shqiptar, por ajo që mbetet për t’u përmbushur, është debutimi në listën kryesore të katalanasve.

Kjo mbetet të shihet nëse do të realizohet ndaj Getafes, në ndeshjen që zhvillohet në 15 shkurt. Ndërkohë zgjidhja e mbrëmjes së djeshme për Setien, ishte vërtet e çmendur. Në rolin e qendër sulmuesit ndaj Betisit u provua Arturo Vidal, mesfushori kilian që më herët ishte testuar nga Guardiola si qendërmbrojtës.

Deri këtu llogjika shkon në kufijtë e saj, por aktivizimi në qendër të sulmit, ishte vërtet e tepërt për Barcelonën. Kiliani është larguar nga fusha në minutën e 54 të takimit, ndërsa pritet që kjo të jetë “arma sekrete” edhe për ndeshjet e radhës, duke i dalë kundërshtarit nga plani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *