Regresi i pabesueshëm i Dibalës, më pak gola se Açerbi e Fazio

Paulo Dibala e mbylli sezonin e kaluar me një rekord personal prej 22 golash, duke qenë kryegolashënuesi i Juventusit, ndërsa zuri dhe vendin e tretë në renditjen e golashënuesve të Serie A, pas Çiro Imobiles dhe Mauro Ikardit, të cilët e mbyllën me 7 gola më shumë.

Gjithsesi, ardhja e Kristiano Ronaldos, duket se e ka lënë në hije argjentinasin, i cili është zhdukur totalisht për sa i përket çështjes së golit. Kur është mbyllur gjysma e parë e sezonit, Dibala numëron vetëm dy gola, që është një shifër katastrofikë për një lojtar kalibri si 25-vjeçari.

Pas 19 javësh, sulmuesi bardhezi numëron gola të shënuar më pak se dhe mbrojtësit Françesko Açerbi, apo Federiko Fazio, të cilët kanë tundur rrjetën nga tre herë secili. Regresi i argjentinasit krahasuar me sezonin e shkuar është i madh, gjithsesi mbetet për t’u parë se si do të shkojë pjesa e dytë e sezonit për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *