Refuzoi të stërvitej, Simeone “i tregon derën” yllit të Atletikos

Diego Kosta ka refuzuar të stërvitet ditën e mërkurë dhe të enjte me skuadrën e Atletikos, për shkak se klubi nuk ka apeluar për dënimin e tij nga Federata Spanjolle. Madje, flitet edhe për një largim të sulmuesit nga kryqytetasit spanjoll. Trajneri Simeone ka folur për këto dy çëhtje te skuadra e tij, ku është përpjekur të shpjegojë gjithçka:

“Situata e Diego Kostës? Për momentin është në shtëpi. E zgjidhëm dje problemin që kishim dhe ai ka dalë në stërvitje sot, është stërvitur normalisht. Nuk ka kaluar një sezon të mirë deri më tani, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pasur.

Ne kemi ende shpresën se aftësitë e tij do të na shërbejnë edhe sezonin e ardhshëm, por nëse do të largohet, nuk mbajmë lojtar me forcë. Zgjedhja është e tij”, u shpreh Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *