Refuzoi Mançesterin për Katarin, habit mbrojtësi i Juventusit

0

Te Juventusi ka nisur merkatoja në dalje, teksa lojtarët e pakënaqur kanë bërë gati valixhet. Një ndër më të pakënaqurit në kampin bardhezi është Medhi Benatia, i cili do të largohet drejt Al Duhail në Superligën e Katarit.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, mbrojtësi thuhet se ka refuzuar dhe një ofertë të Mançester Junajtid. Djajtë e kuq kishin rënë dakord me Juventusin për 10 milionë euro, por marokeni nuk pranoi 3.7 milionë eurot e ofruara në sezon, ku kërkonte së paku 4.5 milionë.

Në ekipin e tij të ri në Katar, 31-vjeçari do të përfitojë plot 5 milionë euro, plus bonuset. Në arkat e Juventusit do të kalojnë 10 milionë euro dhe ditën e sotme pritet të zyrtarizohet gjithçka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.