Refuzoi Bajernin, trajneri gjerman “shtegton” në Angli

Ish-trajneri i skuadrës së Lajpcigut, Ralf Hasenhytl, do të rikthehet në “skenë’, pas një pushimi 6 mujor. Sipas “Sky Sports”, tekniku austriak ka rënë dakord të marrë përsipër postin e trajnerit të Sauthempton.

Drejtuesit e ekipit anglez shkarkuan nga trajneri Mark Hjuxhs, pas një ecurie negative, ku pas 14 javësh kampionat kanë fituar vetëm një ndeshje. Hasenhytl pritet të firmosë një kontrate 3-vjeçare dhe zyrtarzimi të bëhet në orët në vazhdim.

Kjo lëvizje e Hasenhytl ka çuditur shumë vetë, pasi pritje që ai të kontaktohej nga ekipe të njëjti statusi më të lartë, ndër to Shalke ose Leverkuzen që nuk po kalojnë momente të mira. Nuk duhet harruar që 51-vjeçari ka qenë një ndër trajnerët e kontaktuar nga Bajerni i Mynihut për të zëvendësuar Jup Hajnkes, por  çuditërisht kjo ofertë u refuzua nga vetë ai duke thënë se nuk kishte eksperiencën e duhur për të marrë kontrollin e një skuadre të nivelit të bavarezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *